SHPALLJE E INTERESIT
Autoriteti Kontraktues: Green Art Center - Prishtina (GAC)
Informata të përgjithshme: Green Art Center - Prishtina është organizatë joqeveritare e themeluar në Kosovë e specializuar në fushën e menaxhimit të mbeturinave, njëherësh bashëpunëtor i ngushtë institucional me oraganizata vendore, ndërkombëtare dhe institucione në Republikën e Kosovës në hartimin dhe implementimin e projekteve me interes.
Në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Gjakovës, respektivisht në angazhimin e përbashkët për hartimin e:
- Koncept Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave;
- Koncept Planit për Deponinë e Mbeturinave te Vëllimshme;
- Koncept Planit për Deponinë e Mbeturinave të Ngurta;
Green Art Center - Prishtina (GAC) si monitorues dhe mbikqyrës i procesit të implementimit të këtyre planeve, përmes këtij njoftimi publik fton kompanitë/operatorët ekonomik të specializuar në shërbime konsulente profesionale për ofrimin e shërbimeve për hartimin e planeve të lartëcekura.
Objektivat:
Hartimi i “1. Koncept Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave;”, “2. Koncept Planit për Deponinë e Mbeturinave te Vëllimshme;” dhe “ 3. Koncept Planit për Deponinë e Mbeturinave të Ngurta;, për Komunën e Gjakovës do të bëhet përmes kompanive të specializuara, respektivisht përmes ofertimit të shërbimeve konsulente duke paraqitur një metodologji strikte të hartimit e cila synon të involvoj të gjithë akterët lokal dhe nacional të menaxhimit të mbeturinave, dhe të përfshijë llojin e aktiviteteve dhe planin e veprimit për hartimin e koncept planeve që do të kryhen.
Kushtet e përgjithshme:
Kompanitë dhe organizatat e specializura që do të marrin pjesë në këtë shprehje të interest duhet t’i plotsojnë këto kushte:
- Të e ofrojnë një koncept të metodologjisë për hartimin e draft dokumentit me informatat e nevojshme si:
- involvimi i akterëve të mundshëm lokal dhe nacional të menaxhimit të mbeturinave, aktivitetet që do të kryhen për arritjen e hartimit të draftit,
- kornizën e draft dokumentit përfundimtar,
- eventet që do të organizohen me specifikmet e teknikave dhe metodave që do të përdorën;
- stafin menaxhues të projektit dhe stafin menaxhues të aktiviteteve/eventeve që do të organizohen
- akterët kyq që do të marrin pjesë në aktivitete/evente
- Përvojë në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe shërbimeve komunale me focus në:
menaxhimin e integruar të mbeturinave, implementimin e projekteve të ndërlidhura me shërbimin bazik të mbledhjes së mbeturinave, projekte që involvojnë kompanitë lokale dhe/ose regjionale të pastrimit, projekte dhe plane të ngjashme të ndërlidhura me pushtetin lokal.
Kriteret për aplikim
Kompanitë dhe organizatat e interesuara të aplikojnë, për të marrë materialin tenderues për këtë thirrje duhet të kontaktojnë në email adresën [email protected] me lëndën “Informata për shprehjen e interesit për Hartimin e Koncept Planeve për Komunën e Gjakovës” jo më vonë se më datën 13 shkurt, 2020.
Për informata shtesë mund të adresoheni në administratën e Green Art Center – Prishtina (GAC) në zyren qendrore në Prishtina (Rr. Ana Komena, p.n. 10000 Prishtinë, Kosovë).
Data për aplikim është 14 shkurt, 2020, jo më vonë se në ora 10:00.
Green Art Center – Prishtina (GAC) ofron mundësi të barabarta për të gjithë të interesuarit për aplikim Hartimin e Koncept Planeve për Komunën e Gjakovës.