Green Art Center – Prishtina në bashkëpunim me Komunen e Rahovecit ju fton të aplikoni për t’u bërë pjesë e kursit të gjuhës angleze për sektorin e turizmit dhe mikpritjes, i cili përmban 12 seanca të ndara në dy orë secila.

Përmes këtij kursi, të rinjtë do të mësojnë si të përdorin anglishten në kontekstin e sektorit të turizmit dhe mikpritjes, duke përmirësuar të kuptuarin dhe aftësitë komunikuese me turistët e huaj. 

Kursi synon të ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë mundësitë e tyre për punësim në këtë sektor dhe të kontribuojë në rritjen e sektorit të turizmit në vend.  

Kursi i gjuhës angleze zhvillohet në kuadër të projektit “ECOROUTES – Shtigje eko-turizmi në zonën ndërkufitare për promovimin e turizmit alternativ”, i cili zbatohet nga Bashkia Kukës dhe Urban Research Institute në Shqipëri dhe nga Komuna e Rahovecit dhe Green Art Center – Prishtinë në Kosovë. 

#ECOROUTES bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, në kuadër të Thirrjes së tretë për Projekt Propozime për IPA Cross Border Cooperation Programme Albania – Kosovo 2016-2020.

Me posht gjeni udhëzuesin se si duhet të aplikohet: