Thirrje e Hapur / Open Call


(Shtyrje e Afatit )
KONKURS PËR ZGJEDHJEN E SHKRIMTARËVE TË RINJ PËR VALORIZIMIN E TERRITORIT RAHOVECIT PËRMES TREGIMEVE TË SHKURTËRA

Green Art Center – Prishtina ka kënaqësinë të shpallë të hapur konkursin për shkrimtarët e rinj.
Konkursi me temë “Zbulo Rahovecin”, organizohet si pjesë e projektit ECOROUTES dhe synon të inkurajojë dhe frymëzojë shkrimtarët e rinj që të eksplorojnë bukuritë e Rahovecit dhe të ndajnë këndvështrimet e tyre unike me të tjerët. Nëse jeni të apasionuar pas historisë, kulturës, traditave apo monumenteve kulturore e natyrore ky konkurs është një mundësi për të treguar aftësitë tuaja të të shkruarit dhe për të promovuar diversitetin e Rahovecit. Konkursi fton shkrimtarët e rinj nga mosha 18 deri në 33 vjeç, që kanë një lidhje të fortë me Rahovecin, të marrin pjesë në krijimin e tregimeve të shkurtra që nxjerrin në pah veçoritë lokale si territori, trashëgimia kulturore dhe traditat. Tregimet më të mira do të përfshihen në një libër unik që do të përmbajë 20 tregime të shkurtra, të shkruara nga shkrimtarë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Libri do të botohet dhe shpërndahet në të gjithë zonën e programit. Konkursi “Zbulo Rahovecin” do të zgjasë deri më 10 shtator 2023 dhe u ofron shkrimtarëve të rinj një shans për të përsosur aftësitë e tyre duke marrë pjesë në një projekt krijues. Projekti “ECOROUTES – Shtigje eko-turizmi në zonën ndërkufitare për promovimin e turizmit alternativ” zbatohet nga Bashkia Kukës dhe Instituti i Kërkimeve Urbane në Shqipëri dhe nga Komuna e Rahovecit dhe Green Art Center – Prishtinë në Kosovë. ECOROUTES bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, në kuadër të Thirrjes së tretë për Projekt Propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Shqipëri – Kosovë 2020-2026. Inkurajojmë të gjithë shkrimtarët e rinj që të shfrytëzojnë këtë mundësi, të ndjekin rrugën e krijimit dhe të bashkohen me ne për të zbuluar së bashku bukuritë e Rahovecit!

Shkarkoni dokumentat: